Presidenti Ilir Meta reagon pas takimit në Presidencë me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Meta falënderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës që bënë të mundur zhvillimin e stërvitjes “Defender Europe 21” në rajon, përfshi edhe Shqipërinë.

“Thirra sot Mbledhjen e Zyrtarëve të Lartë të Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar rreth masave përgatitore të përmbylljes me sukses të stërvitjes më të madhe me trupa në Ballkan, të koduar “Defender Europe 21”, e drejtuar nga Komanda Ushtarake Amerikane në Europë. Falenderime të përzemërta për SHBA-të, që sikundër na ka mbështetur në çdo fushë zhvillimi, proces reformash dhe në mënyrë të veçantë tek ajo e sigurisë dhe mbrojtjes, bëri të mundur zhvillimin e kësaj stërvitjeje në rajonin tonë, përfshi Shqipërinë. 🇦🇱🤝🇺🇸”, shkruan Meta.

Artikulli paraprakRAMA-BASHA-META PËRBALLË AMBASADORES YURI KIM, PRESIDENCA ZBARDH MBLEDHJEN E SIGURISË KOMBËTARE: U DISKUTUA PËR…
Artikulli tjetërBASHA: NË 25 PRILL, SHQIPËRIA DO TË FITOJË DHE RAMA DO TË HUMBË