Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, gjatë një takimi me banorët e qytetit të Korçës u ndal në situatën në të cilën ndodhet vendi. I pyetur nga gazetarët së çfarë nënkupton me ndryshmin e pushtetit si dhe për koalicionin me partinë demokratike dhe Sali berishën Meta tha se kanë vetëm një synim, referendumin politik.

“Rivendosje e demokracisë, referendumi, ishte shumë e qartë. Do ndodhë, marrëveshja me PD ka në thelb referendumin.”, tha Meta. Lidhur me protestën qe do të mbahet më datë 6 dhjetor nga opozita ish presidenti Meta u shpreh se do të jetë i pranishëm dhe përkrahë popullit.

“Do jemi përkrah shqiptarëve që duan gjithë Shqipëria si gjithë Europa dhe do e bëjnë si gjithë Europa”, tha Meta.

Prej javësh Ilir meta po zhvillon një tur takimesh në të gjithë vendin me strukturat e Partisë së Lirisë lidhur me përgatitjet për zgjedhjet e 14 majit

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAKUZAT NDAJ KURTIT PAS MARRËVESHJES PËR TARGAT/ RAMA I DEL NË MBROJTJE: S’JAM DAKORD!
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 25 NËNTOR 2022, ÇFARË SHKRUAJNË GAZETAT SOT