Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në facebook thotë se largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë duhet ndalur sa më parë.

Meta thekson se tani është koha për të ndalur shpopullimin.

“Largimi i trurit dhe i rinisë është një plagë e madhe për vendin.

Një tjetër institucion prestigjioz, Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, bën me dije se fenomeni i shpopullimit në Shqipëri, gjatë viteve të fundit është përkeqësuar sidomos me largimin e grupmoshave 20-24 vjeç.

Studimi vëren se nga 105 mijë qytetarë që ikin nga Shqipëria, 40,700 persona janë të arsimuar ose 40 për qind e totalit.

Largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë duhet ndalur sa më parë.

Të rinjve tanë u duhen ofruar më shumë shpresë, alternativa edukimi dhe punësimi, ndërsa të arsimuarve më shumë shanse të barabarta, vlerësim meritokracie dhe vende pune, ku të shfaqin talentin dhe potencialin e tyre intelektual.

Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”!

KOHA PËR TË NDALUR SHPOPULLIMIN ËSHTË TANI!”

Shpopullimi i vendit është plagë e madhe sipas Presidentit.