Presidenti i Republikës Ilir Meta, pas vizitës së zhvilluar në Maqedoninë e Veriut ka dhënë intervistë për mediat në vend.

I ftuar në ‘CLICK plus’, presidenti Meta është pyetur për integrimin europian, zhvillimet e brendshme politike në PD si edhe ‘Open Balkan’.

Meta u shpreh se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk duhet të ndahen në rrugën drejt BE-së, por sipas tij duhen shtuar më shumë përpjekjet për të ecur bashkë drejt integrimit dhe për të gjetur një zgjidhje me Bullgarinë.

Ai po ashtu tregoi se së shpejti do të ketë edhe një takim me presidentit bullgar, Rumen Radev ku pritet që temë e këtij takimi të jetë edhe çështja e integrimit.

I ndalur te ‘Ballkani i Hapur’, presidenti Meta tha se nisma nuk është gjithëpërfshirëse. Për situatën politike dhe zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, Meta tha se përgjegjësitë për dështimet e opozitës i takojnë kreut të PD, Lulzim Basha.

‘Përgjegjësia ekskluzive për dështimet e opozitës i takojnë Lulzim Bashës’, ka thënë më tej Meta.

Artikulli paraprakRUSIA PARALAJMËROI TË MOS E NËNVLERËSOJNË/ PAS 8 ORËSH BISEDIME, REAGON SHBA: NUK KA RREZIK PËR PUSHTIMIN E UKRAINËS, NËSE…
Artikulli tjetërGJAK DHE MJERIM, 5 LUFTËRAT CIVILE MË VDEKJEPRURËSE TË TË GJITHA KOHËRAVE