Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka komentuar raportin e fondacionit prestigjioz botërore ”Heritage” për lirinë ekonomike në vendin tonë.

Meta thotë se Shqipëria ka një 9 vende më poshtë në renditje krahasuar me një vit më parë dhe kjo është rrëshqitje e frikshme në pikiadë.

Sipas tij, referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për të nxjerre nga ”intubimi” edhe lirinë ekonomike.

STATUSI NGA ILIR META

Shqipëria, sipas raportit të fondacionit prestigjoz botëror “Heritage”, ka rënë nëntë vende më poshtë në renditjen për lirinë ekonomike, krahasuar me një vit më parë.

Kjo rrëshqitje e frikshme në pikiadë e lirisë ekonomike, është pasojë e drejtpërdrejtë e cenimit brutal të të drejtave të pronësisë dhe mosfunksionimit të sistemit gjyqësor.

Ky raport thellësisht negativ konfirmon qëndrimet e vazhdueshme publike, që kam shprehur edhe me dekrete, në mbrojtje të konkurrencës së lirë.
Ndaj është urgjente çkapja e shtetit, Kuvendit, Qeverisë dhe e pushtetit gjyqësor nga oligarkët dhe interesat okulte.

Referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për të nxjerrë nga “intubimi” edhe lirinë ekonomike, krahas të gjitha lirive të tjera, që gëzojnë qytetarët në një vend plotësisht europian. 🇦🇱

 

Artikulli paraprakSHËNDETI – 10.03.2021
Artikulli tjetërRAMA ME KANDIDATËT E PS: TË GJITHË NË SULM PËR TA MBROJTUR SHQIPËRINË NGA ATA QË DUAN TË KTHEHEN NË QEVERI ME TË NJËJTAT FYTYRA, POR MË TË RRUDHURA