Në një kohë kur politika “zien” dhe tensionet në Partinë Demokratike kanë arritur kulmin, shumë i qetë shfaqet Presidenti Ilir Meta. Këtë të diel, Kreu i Shtetit shqiptar ka zgjedhur ta kalojë në Malin e Dajtit. Në një postim në Facebook, Meta ka postuar një foto me dy kuaj, ndërsa shkruan: “Liria e tyre është kaq frymëzuese! Nga Dajti ju uroj një të diel të bukur”

Kujtjmë që Presidenti Ilir Meta reagoi dje mbi tensionet në selinë blu, duke theksuar rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale për demokraci.

“Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme”, tha dje në nje deklaratë Kreu i Shtetit.

Artikulli paraprak‘POLICIA MERITON PËRGËZIM TË VEÇANTË’, RAMA: U SULMUA NGA TË DYJA PALËT E SË NJËJTËS MATERIE!
Artikulli tjetër“NDIHET AKOMA AROMA E RËNDË E GAZIT”, NIS PASTRIMI I SELISË SË PD-SË