Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë Igli Hasani, pranë misionit të OSBE dhe organizatave ndërkombëtare në Vjenë.

Mësohet se Hasani është liruar nga detyra pasi është zgjedhur Koordinator ekonomiko ambiental i OSBE. Ky është pozicioni më i lartë i mbajtur nga një shqiptar në OSBE.

Kujtojmë se Igli Hasani drejtoi misionin e Shqipërisë në OSBE nga Janar 2018-Nëntor 2021, gjatë së cilës Shqipëria pati presidencën e rradhës (viti 2020).