Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se do të bëjë kallzim penal ndaj Autoritetin e Dosjeve për falsifikim.
Padia do të dorëzohet më 1 shtator. Autoriteti i Dosjeve do të akuzohet për “manipulim për qëllime shantazhi dhe nxjerrje të informacionit sekret.
“Lidhur me këtë ëndrrën e fundit të pjellave më të neveritshme të ish-Sigurisë së Shtetit dua të ju them që me 1 shtator do të padisë penalisht Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve për shkelje flagrante të ligjit të dosjeve të Autoritetit të Shtetit. Emrat i ka nxjerrë në mënyrë kriminale Autoriteti i Dosjeve.
Po ashtu do e padisë për nxjerrje të sekreteve shtetërore në publik. Juristët e mi po punojnë për këtë qëllim. Nuk ekziston asnjë dosje për Ilir Rrexhep Meta.
Unë e di shumë mirë pse e ka bërë dhe ju do e kuptoni.Edhe Rama do të ketë akuzë të rëndë. I.M do të dalë spiuni Tao Tao”
Dekomunistizimi për mënyrën si në draftin e PS është ngjan me një nismë që target të pastër ka Ilir Metën, të cilin kohët e fundit e kanë sulmuar si spiun të ish-Sigurimit. Ndërsa Sali Berisha kërcënohet me non grata.