Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat, teksa theksoi edhe një herë se prioritet i kësaj force politike është referendumi.

Meta tha se referendumi do të jetë triumfi i qytetarëve mbi kapjen e shteti padrejtësisht.

“Besoj se është shumë i qartë mesazhi që solli domosdoshmërinë e kësaj force të re politike, dhe gjithashtu edhe tre prioritetet kryesore, referendum, referendum, referendum, sepse referendumi do të jetë triumfi i qytetarëve mbi kapjen e shtetit padrejtësisht, që nga bërja e vendit me kushtetutë e në vijimësi duke e shkatërruar e mos respektuar atë në mënyrë të qëllimshme për të qenë sot në këtë situatë”, tha Meta.

Artikulli paraprakNIS NGA SHKODRA PETICIONI “DREJTËSI PËR JONADËN”
Artikulli tjetërMETA: NË SHTATOR FILLON PËRGATITJA PËR KRIJIMIN E NJË QEVERIE TEKNIKE