Presidenti i Republikës, Ilir Meta është shprehur se nuk e ka aspak problem nëse e shkarkojnë.

Gjatë një intervistë në ‘Euronews Albania’, Meta tha se i ka kërkuar KPA nisjen e një hetimi administrativ në prag të vendimin të Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e tij.

“Le të më shkarkojnë nuk kam asnjë problem” tha Meta duke shtuar se nuk ka bërë asnjë shkelje. Megjithatë shtoi se Meta nuk ka besim te një gjykatë e cila nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias për çështjen e zgjedhjeve bashkiake.

Presidenti shtoi se pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, vendi i është rikthyer shinave të demokracisë. Ai tha se nuk ka asnjë vend në Evropë ku opozita të mos ketë këshilltarë në pushtetin lokal.

‘25 prilli ka qene ndeshje e shitur pa filluar, sic kane qene edhe zgjedhjet e 2017. Kete e dine tashme te gjithe shqiptaret. Gjykata Kushtetuese mund të shprehet dhe tani për shkarkimin e Presidentit, thjesht për dhënien e një interviste tek një gazetar dhe një televizion privat që nuk mbështet qeverinë. Unë nuk shkoj në një Gjykatë e cila nuk ka dhënë një përgjigje të drejtë për sa i takon zgjedhjeve bashkiake dhe nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias për këtë çështje thelbësore’, tha më tej Meta.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, KANOSËN ME ARMË ZJARRI PËR MOTIVE PRONËSIE 60-VJEÇARIN, SHPALLEN NË KËRKIM DY VËLLEZËRIT
Artikulli tjetërFILMI ‘ZGJOI’ FUTET NË LISTËN E NOMINIMEVE PËR ÇMIMIN OSCAR 2022/ BASHA: NJË HISTORI GUXIMI DHE VENDOSMËRIE DHE FALË MAGJISË SË TIJ PO E NJEH GJITHË BOTA!