Presidenti Meta vijon t’i mëshojë faktit se shoqëria “duhet zgjuar” për të zhvilluar protesta kundër qeverisë dhe se shembja e teatrit ‘të shërbejë si pikënisje për këtë gjë”.

Presidenti ka shpërndarë letrën që ‘Europa Nostra” i ka dërguar Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, dhe citon një fjali të tyre me të cilën thotë se është dakord. “Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë”, shkruan Meta.

Shembja e Teatrit Kombëtar u përdor nga opozita si një pretekst për t’u larguar nga reforma zgjedhore. Ndërsa presidenti Meta e përdori shembjen e teatrit si një mundësi për të paraqitur një plan me 14 pika përmes të cilit kërkonte ndryshime të reformës në drejtësi.

Por reagimi i menjëhershëm i SHBA dhe BE bëri që palët të hidhnin një hap pas dhe opozita jashtëparlamentare të rikthehet në tryezën e zgjedhores.

Që në nisje presidenti Meta ka qenë në mbështetje të protestave të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, dhe kundër shembjes së tij, për të cilën ka depozituar dy padi në Gjykatën kushtetuese.

Artikulli paraprakRAMA THUMBON OPOZITËN: RREZIKU I VIRUSIT ËSHTË REAL, JO REVOLUCION IMAGJINAR ME KARAKATINËN E TEATRIT
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA ISH-KRYETARI I PD MIRDITË, BASHA: PËRÇOI MODELIN E OPOZITËS MORALE