Presidenti Ilir Meta ka mohuar që të jetë ai që bën lojëra me Reformën në Drejtësi, duke fajësuar palët politike, pa përjashtuar edhe opozitën.Ndalur te kërkesa për krijimin e një Këshilli Politik, Meta thotë se kjo është një mekanizëm për përfshirje reale të opozitës.

“Kur kam parasysh këshillin politik, jo vetëm atë të reformës Zgjedhore. Thelbi është gjithpërfshirja, gjithë cështjet që kërkon BE duhet përfshirë opozita reale, prandaj janë vënë koto kushte. Sa më takon mua, u kam katër vjet që u them stop lojërave në drejtësi dhe ambasadorja ka shumë të drejtë, që shohim vetëm lojëra.

Këtë e tregojne renditjet e Shqipërisë, e tregojnë kushtet. Aktorët politik kanë luajtur me këto çështje. Presidenti nuk është aktor politik por kryetar i shtetit, nuk ka surprizuar askënd me veprimet e tij, as ndërkombëtarët se gjithçka ka qenë e mirë menduar. Do i kërkoj BE-së hetim për situatën e Reformës në drejtësi”, tha Meta.

Artikulli paraprakTEATRI/ META: NGJARJE SHOKUESE. KAM BËRË PËRPJEKJE PËR KRIJUAR KLIMË POZITIVE NË VEND
Artikulli tjetërMETA KUJTON ’30 QERSHORIN’: ISHIM NË PRAG TË NJË VËLLAVRASJEJE, PRISJA RAMËN NË TAKIM, AI LAHEJ NË PISHINË