Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, njëherësh kryetar i LSI, duke komentuar sot çështjet më të fundit politike në vend, ka sqaruar se nuk ka plane për asnjë “puç” ndaj Ramës, duke iu referuar kështu takimeve të fundit me Rexhep Mejdanin, dhe Koço Kokëdhimën.

Në një intervistë për një media shqiptare, Meta u shpreh se i sheh larg zgjedhjetparlamentare, duke hedhur poshtë mundësinë e një qeverie teknike. “Nuk e kuptoj pse duhet të interpretuar si një intrigë. Jam shumë i zhgënjyer që ka pasur një vrer ndaj z. Meidani pas këtij takimi. Mediani është një figurë e rrallë sa i takon integritetet që ka një figurë politike. Është një figurë që i ka dhënë shumë Partisë Socialiste. E kishim lënë drekën tek Rogner por të për shmang keqkuptimet e lamë te Grand. Kokëdhima ishte krejt rastësisht dhe që më pas pati dhe një komunikim me mediat, punë e tij”, është shprehurMeta. Meta tha se nuk ka çarje të koalicionit PS-LSI, ndërsa sqaroi se takimi i tij i fundit me Ramën ka qenë për miratimin e 7 ligjeve pas kalimit të reformës në drejtësi. “Jemi në një koalicion që funksionon në mënyrë mjaft konstruktive dhe do të vazhdojmë të përmbushim të gjitha detyrimet tona. Takimet që lidhen për reforma kyçe nuk duhet të keqkuptohen”, tha Meta. I pyetur për mundësinë për t’u zgjedhur President, Meta tha se kjo është një çështje që nuk vlen të diskutohet në këto momente. “Presidenca nuk është një prioritet për mua. Unë nuk bëj zgjedhje personale. Kam qenë kryeministër dhe dhashë dorëheqjen. Çdo politikan duhet të shohë sesi bëhet më e mira për vendin. Kjo është një çështje që nuk ia vlen të diskutohet, madje as te zgjedhjet nuk e kam mendjen sepse i shoh larg, pas një viti”, thaMeta.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPO BËNTE XHIRO ME MOTOR UJI, PLAGOSET 27-VJEÇARI NË VELIPOJË
Artikulli tjetërBE, JUNCKER REFUZON NISMËN E AUSTRISË PËR TË NGRIRË BISEDIMET ME TURQINË