Pasi e shpalli datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në një emision televiziv, presidenti Ilir Meta ka nxjerrë dekretin për caktimin e datës 6 mars.

‘Të dashur qytetarë, Sapo dekretova caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë!’- shkruan Meta.