KREU I KUEVNDIT ILIR META MBAJTI NJË FJALIM TË GJATË PARA DEPUTETËVE KU THA TË VËRTETAT E TIJ PËRBALLË SKANDALIT TË CEZ QË KA SHPËRTHYER E KU OPOZITA I KËRKON TË DORËHIQET.
AI FOLI PËR NJË OPERACION MAFIOZ, POLITIK, MEDIATIK DHE FINANCIAR QË PO PËRDORET ME GËNJESHTRA E MASHTRIME KUNDËR TIJ. META THOTË SE NUK ËSHTË AI ISH-KRYEMINISTRI QË KA PËRFITUAR PARA PËRMES KOMPANISË DIA QË DO TË MBLIDHTE BORXHET NDAJ CEZ. KRYEPARLAMENTARI THA SE KA “QENË NJË ISH KRYEMINISTËR I CILI KA PËRFITUAR TRANSFERTA NGA DIA PËR LLOGARI TË KOMPANISË SË TIJ PRIVATE E REGJISTRUAR NË QKR ME EMRIN E TIJ, DHE SE ORGANET PO HETOJNË PËR TË KUPTUAR NËSE ËSHTË NË MËNYRË TË PALIGJSHME OSE JO”.