Një lajm tronditës e ka quajtur presidenti Ilir Meta ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino.

Ndërsa e quan Finon një mik, koleg, politikan të moderuar dhe qytetar aktiv e familjar shembullor, Meta ka shprehur gushëllimet e tij.

“Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes.

Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë! Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona”, shkruan Meta.