Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar ditëlindjen e shenjtores Nënë Tereza. Përmes disa rreshtave në ‘Facebook’, Meta shkruan se nderimi më i madh që mund t’i bëjmë bamirëses shqiptare është të ndjekim shembullin e saj dhe të përcjellim vlerat hyjnore që ajo ka promovuar.

“Dashuria duhet vënë në veprim”, predikonte Shenjtorja Nënë Tereza, simboli më përfaqësues dhe frymëzues i humanizmit, solidaritetit dhe i vajzës, motrës dhe nënës së dhembshur shqiptare. Sot, në 111-vjetorin e lindjes së saj, nderimi më i madh që mund t’i bëjmë është të ndjekim shembullin e veprës së saj dhe vlerat më të mira kombëtare, njerëzore dhe hyjnore që promovoi gjatë gjithë angazhimit jetësor. Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, shkruan Meta.

Artikulli paraprakRAMA: STUDENTËT DHE PEDAGOGËT TË BËHEN GATI PËR VAKSINIM TË DETYRUESHËM! NUK MUND TË THONË ‘NUK DUA’, NË TË KUNDËRTËN TË MOS HYJNË NË AUDITORE
Artikulli tjetërPOLICIA ARRESTON KRYEPLAKUN E FSHATIT BAJZE PER KULTIVIM TE BIMEVE NARKOTIKE