Presidenti Ilir Meta përplaset me policisë, futet me forcë në zyrat e FRD.

“Dilni përjashtë ose do ju çoj në burg me duart e mia”, dëgjohet Meta.

 

Bashkia e Tiranës u ka dërguar një letër anëtarëve të Partisë Fryma e Re Demokratike (FRD) për të liruar zyrat, por një dokument i tillë, sipas drejtuesit të saj, Sali Shehu nuk është marrë seriozisht. Kjo sepse, sipas Shehut, ky dokument nuk kishte as firmë, as vulë e as numër protokolli.

Ai thotë se sot policia Bashkiake u ka ndaluar hyrjen në këtë godinë me argumentin se është e amortizuar, por sipas Shehut është një goditje politike në mes të fushatës. Shehu shprehet se do të bëjë kallëzim për Bashkinë e Tiranës dhe Policinë Bashkiake. Kjo seli ka qenë e PD-së, e cila në prill të 2016, siç është shprehur Shehu, i ka kaluar me ligj FRD-së.