Kreu i shtetit Ilir Meta ka takuar sot në Presidencë, ish-deputetin e Kuvendit të Shqipërisë Ervin Salianji, i cili ditën e djeshme u dënua nga Gjykata e Shkalllës së Parë me 1 vit burg për kallëzim të rremë në lidhje me dosjen “Babale”.

Sipas një njoftimi të zëdhënësit të Metës, Tedi Blushi, Presidenti e priti Salianjin “për t’u njohur nga afër me shqetësimet e tij në lidhje me cënimin e procesit të rregullt ligjor në çështjen gjyqësore penale që po zhvillohet në ngarkim të tij”.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që procesi gjyqësor që ka nisur të zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe objektive, ndërsa tha se do ta ndjekë me vëmendjen këtë çështje që për të është me mjaft ndjeshmëri publike.

Gjatë këtij takimi, Presidenti Meta theksoi se mbron parimin kushtetues se kushdo që akuzohet penalisht, prezumohet i pafajshëm derisa në ngarkim të tij nuk ka një vendim gjyqësor të formës së prerë.

“Kreu i Shtetit e inkurajoi Salianji, që të mos humbasë besimin tek drejtësia dhe të vijojë të ndjekë të gjitha rrugët dhe mjetet proceduriale ligjore në mbrojtje të të drejtave të tij.

Kreu i Shtetit e garantoi Salianji se do ta ndjekë me vëmendje të posaçme këtë çështje me sensibilitet të lartë publik, duke inkurajuar një gjykim shterues dhe transparent”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Artikulli paraprakRRËFIM – ALFRED BARDELI
Artikulli tjetërSHQIPËRI-IZRAEL, TË PAFAJSHËM TË ARRESTUARIT SI TERRORISTË