Projekti i ndërtimit të segmentit Lekaj -Fier dhe Port ii Durrësit, për kryetarin e Lirisë, Ilir Meta janë 2 skandale që vërtetojnë që kjo qeveri duhet të largohet 1 orë më parë, pasi nuk mendon aspak për qytetarët. Asaj drejtësi që e akuzon çdo ditë se është e kapur nga ‘Rilindja’, Meta i bëri thirrje që të nisë sa më shpejt hetimet.

“Grabitësi kryesor kërkon ta falenderojnë për grabitjen dhe që kërkon të bëjë për budallenj shqiptarët e durrsakët. Faktet, të rënda. Skandal shokues. Shkatërron investim historik e të rinj e tha se po i bën për të shtuar 12 mijë pune. Nuk harruat besoj si gënjeu për aeroportin e Kukësit se do hapte 12 mijë vende pune, kur atje s’kanë ngelur as 12 mijë banorë. 12 mld euro që do vinin menjëherë, është mashtrim. Eurot e tjera janë model i pallateve dikur në Tiranë, shit apartamente e bli tulla, pastrim parash që do vijojë për 20 vite. Drejtësia duhet të veprojë menjëherë se janë të gjitha faktet publike dhe ne do të ecim në këtë rrugë.

Për segmentin Lekaj -Fier do shpenzohen 320 mln euro pa TVSH për 46 km, është skandaloz fakti që vetëm 3.8 km janë gjurmë e re rruge , ndërsa gjithë pjesa tjetër është vetëm zgjerime të rrugës aktuale, që është me 2 korsi dhe klasifikohet e nivelit A, dhe kjo rrugë do të jetë më pagesë, do vihet trau, automjeti më i vogël do paguajë 2.1 euro, Është dhënë pa garë, është lejuar të paraqitet vetëm konkurrenti i paracaktuar me 320 mln euro dhe ajo që është risi është që dikur merrnin pjesë zakonisht 1 konkurrent dhe fitonte me99% të vlerës , sot merr vetëm 1 dhe fiton me 101% të vlerës, ai do krijojë të ardhura 1.3 mld euro në 35 vite. Skandalet nuk kanë të sosur”, tha Meta. Në mbledhjen e Kryesinë e Partisë, Meta ka prezantuar edhe një paketë anti krizë që sipas tij do iu vijë në ndihmë qytetarëve që të përballojnë rritjen e çmimeve. Këto kërkesa, tha Meta, janë totalisht të realizueshme. “Këto janë kërkesa tërësisht realiste madje do të thosha minimaliste”, tha Meta. Ndërkohë, më herët për ndërtimin e segmentit Lekaj -Fier, doli më herët edhe Klevis Balliu nga ‘Rithemelimi’ ku i kërkoi drejtësisë që të hetojë këtë aferë korruptive, siç ai e ka quajtur.

Plani anti-krizë i Ilir Metës

1.Do të kërkojmë mbështetje financiare për studentët, 100 euro në muaj për të përballuar krizën e çmimeve dhe kostove studentore, për t’i barazuar me bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë. Për studentët nuk është parashikuar asnje mbështetje financiare në Pr.buxhetin e 2023.
2.Do të kërkojmë mbështetje për kërkimin shkencor, që të shkojë të paktën në 0,3% e PPB siç kanë kërkuar edhe pedagogët. Në Pr.buxhetin 2023 është parashikuar vetem 0.05% PPB. Do të kërkojmë rritjen e pagave të pedagogeve 50% brenda dy viteve, ndaj në projekt buxhetin e 2023 do kerkojmë që rritja të jetë 20% nga buxheti shtetit sipas kërkesave të Sindikatës Kombëtare të Pedagogëve. Në Pr. buxhet është parashikuar vetëm 7% rritje page për pedagogët.
3.Do të kërkojmë rritjen e pagave 12% të mësuesve duke filluar nga 1 janari për të përballuar rritjen e çmimeve dhe koston e jeteses. Në Pr.buxhet është parashikuar rritje page për mësuesit 6% i cili fillon në Korrik 2023.
4.Do të kërkojmë pajisjen me tekste të reja shkollore falas, çdo vit, për nxënësit nga klasa I deri në klasën e IX. Në Pr. buxhet parashikohen libra falas të përdorur.
5.Do të kerkohet rritja e pages së mjekëve në masen 12% duke filluar nga 1 janari
Bujqësia
Heqja e TVSH për imputet bujqësore
Lënien e tavanit prej 50 milionë lekë investim, për përfitimin e uljes së TVSH të makinerive bujqësore
Një shtesë prej 5 miliardë Lekë, për mbështetjen e prodhimit bujqësor-blegtoral, agroindsturial dhe marketingut

Artikulli paraprakSITUATA ME COVID-19 NË VEND/ ASNJË HUMBJE JETE DHE 18 QYTETARË TË INFEKTUAR NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërKREU I INTELIGJENCËS BRITANIKE: KA PASUR KËRCËNIME NGA IRANI PËR RRËMBIMIN APO VRASJEN E DISA QYTETARËVE NË BRITANI