President i vendit Ilir Meta është pritur në Sofje nga homologu i tij i Bullgarisë Rumen Radev.

Meta shprehet se shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e pakursyer dhe të pakushtëzuar, që vendi i tij i ka dhënë perspektivës europiane të Shqipërisë.

“Në takimin shumë të frytshëm dhe miqësor që zhvillova sot në Sofje me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e pakursyer dhe të pakushtëzuar, që vendi i tij i ka dhënë perspektivës europiane të Shqipërisë.

Në mënyrë që të japim mesazhe optimiste, për vazhdimësinë e projektit të zgjerimit të Bashkimit Europian, do të ishin shumë të rëndësishme miratimi i kuadrit negociator për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga ana e Bashkimit Europian, sa më parë, ashtu sikurse edhe vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Këto do të ishin qasje shumë të dobishme dhe strategjike të BE-së, për të dhënë mesazhe premtuese, për të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor, dhe të gjithë ata, të cilët dëshirojnë t’i bashkohen këtij projekti lirie, demokracie dhe paqeje në të ardhmen.”

Artikulli paraprakCOVID-19/ MSH: REGJISTROHEN 87 RASTE TË REJA DHE ASNJË HUMBJE JETË NË 24 ORË
Artikulli tjetërLAJM I MIRË PËR SHQIPTARËT QË JETOJNË NË KËTË SHTET, JA ME CILIN SHTET RATIFIKOHET MARRËVESHJA E SIGURIMEVE SHOQËRORE