Presidenti Ilir Meta i bërë thirrje qeverisë të heqin vendimin për karantinën dy-javore të emigrantëve që futen nga Greqia apo Maqedonia e Veriut, pasi kjo sipas tij po bëhet për të bllokuar votimin e emigrantëve. Meta tha se ky është një akt i rëndë antikushtetues.

“Ndalimi i votimit të emigrantëve nga Greqia përbën një akt të rëndë, antikushtetues. Arsyetimi i ndalesës së mijëra bashkëatdhetarëve tanë është pretekst fals, i pabazuar shkencërisht, absurd, përdorim politik, nga situata e pandemisë nga ana e partisë shtet. Kjo është farsa e turpshme për përfshirjen e diasporës në votime.

Jo vetëm nuk po përfshihen të votojnë aty ku janë, por nuk lejohen as të vijnë këtu. Këta po fshehin nga statistikat rreth 10 mijë vdekje të shkaktuara nga virusi. I bëj apel urgjent qeverisë, Komitetit të manipuluar të Ekspertëve dhe KQZ të heqë menjëherë këtë ndalesë, që përbën një veprim flagrant antikushtetues”, tha Meta.

Meta tha se ai ka informacione se në njësinë 10 ku do të bëhet votimi elektronik do të ketë manipulime dhe kjo do të bëhet pikërisht me votën e emigrantëve duke i përdorur në mënyrë fiktive.

“Unë kam informacion në njësinë 10 për rrezikun e ndërhyrjes me metoda që nuk jam shumë i kualifikuar për t’i vlerësuar por sipas ekspertëve të IT që jam konsultuar janë të mundshme.

Përpjekja për pengimin për ardhjen e emigrantëve është për të përdorur emrat e tyre në mënyrë fiktive. Të gjitha ata që janë me COVID po pengohen për të mos votuar janë sërish përpjekje për të manipuluar votën e tyre”, tha Meta.

Artikulli paraprakRAMA TALLET ME METËN: PRESIDENT DIVERSANT, DEL ME KAPUÇ TE GJIRI I LALËZIT DHE NA QUAN NE FUKSA
Artikulli tjetërPD, HELIDON BUSHATI: SHKODRA ESHTE E DJALIT DHE E VAJZES SE NJERIUT TE NDERSHEM DHE TE ZAKONSHEM