Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar lidhur me vendimin e GJKKO për vendosjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në arrest shtëpiak ditën e sotme. Meta u shpreh se vendimi i sotëm është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eliminimin e opozitës. Sipas tij “izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës” është kambanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari.

“Vendimi i sotëm i GjKKO është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Prof. Dr. Sali Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eleminimin e opozitës.

Izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës është këmbanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, për vetë ekzistencën e shtetit të së drejtës, si dhe për pluralizmin politik, që është nga sot më i kërcënuar se kurrë më parë”, u shpreh Meta.

Artikulli paraprakRAMA PUBLIKON PAMJET: BASHKIA E RE E KURBINIT, SHEMBËLLTYRË E TRANSFORMIMIT RRËNJËSOR
Artikulli tjetër“ARRESTIMI I BERISHËS, LAJM JO I MIRË”, SALIANJI PËR VENDIMIN E GJKKO