Presidenti Ilir Meta konferencë për mediat. Ai ka deklaruar se në Korçë u janë vjedhur identitete i shqiptarëve për shtetas maqedonas me rekorde kriminale, janë pajisur dhe me pasaportë, mund të përdoren në zgjedhje

“Në Korcë në disa Bashki të banuara nga maqedonasit, shtetas me rekorde kriminale janë pajisur me pasaporta dhe dokumente identifikimi jo me të dhënat e tyre, por me të dhëna të tjera që nuk kanë probleme me ligjin.

Shtetas të huaj, pas pajisjes kanë vijuar me ndjekjen e procedurave dhe në Maqedoninë e Veriut dhe kanë vijuar lëvizjen e lirë. Nga ajo që është bërë publike, Ministri i Brendshëm në Maqedoninë e Veriut”, tha Meta.