Presidenti Ilir Meta i tërhoqi vëmendjen qeverisë për rritjen e borxhit publik, ndërsa i cilësoi si teatër debatet në komisione për rrëzimin e tre dekreteve të tij. “Tërheq vëmendjen për nivelin e lartë të borxhit, dhe rrezikun për rritjen akoma më tej.

Duhet një analizë e nevojave më prioritare dhe për mbajtjen nën kontroll të borxhit publik. Për tre dekretet u që u rrëzuan u zhvillua një teatër në komisione. Unë do të vijoj punën për kthimin e ligjeve anti-kushtetuese” tha ai.

Ilir Meta kërkoi nga palët që ti qëndrojnë marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. “Nuk dëshiroj që të paragjykoj, por uroj që palët t’i qëndrojnë marrëveshjes, e cila mund të lë për të dëshiruar në përmbajtje, por e dimë që jemi në një situatë kritike, mosbesimi të thellë, të legjitimitetit të Kuvendit, në radhë të parë të vetë Kuvendit.

Por këto shqetësime të partnerëve që kanë bërë përpjekjet më të mëdha për ta lënë derën hapur, nëse dera mbyllet shqiptarët do ta kenë të qartë kush e ka përgjegjësinë. Zgjedhjet e ardhshme do të jenë në monitorim të rreptë ndërkombëtar, verifikimi në praktikë sa të ndershme janë” tha ai.

Artikulli paraprakSHOQATA E TRANSPORTIT: NUK NISIM PUNËN PA U PLOTËSUAR KËRKESAT! MOS VRISNI AUTOBUSËT SIÇ BËTË ME TRENIN
Artikulli tjetërVRASJA NË TIRANË , SHOQËROHEN DY NGA SHKODRA