Atë që bëri dje për 60 minuta në konferencën për shtyp, Presidenti Ilir Meta po e vijon sërish sot, por këtë herë nga faqja zyrtare në Facebook duke vijuar luftën institucionale me qeverinë, por edhe ndërkombëtarët.

Meraku është po i reforma në drejtësi, por edhe kriza politike. Kur na ndajnë pak ditë nga tre vjetori i miratimit të reformës në drejtësi në Kuvendin e Shqipërisë me 140 vota, Meta akuzon dhe ironizon duke ngritur pyetjen se cështja është nëse është ‘Reforma apo Ramaforma’? Më pas Meta shpjegon se cfarë është sipas tij Ramaforma.

‘Mirëmëngjes të dashur qytetarë! Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës. Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme. Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura’ shkruan Meta.

Presidenti Ilir Meta nuk ka kursyer ditën e sotme në deklaratat e tij që ka nisur në Facebook as ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili po ditën e sotme bëri thirrje që qeveria dhe opozita të angazhohen në dialog.Meta i drejton 10 pyetje publike ambasadorit të BE-së, ku mes të tjerave e pyet se përse nuk e mbështeti Presidentin në iniciativën për dialog mes palëve.

Kreu i shtetit shprehet se një nga shqetësimet dhe vërejtjet e tij për delegacionin e BE gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë se nuk ka bërë përpjekjet më të mira për të nxitur një dialog real midis palëve.

Një ditë më parë përmes një konference për shtyp presidenti Ilir Meta u shfaq përpara publikut duke folur më tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ambasadave perëndimore që sipas tij po e mbështesin atë.Meta tha se më 30 Qershor shqiptarët “evituan një kurth dhe komplot të kurdisur prej kohësh për të ushqyer me çdo kusht dhe çdo çmim përplasjen civile”.

 

 

Artikulli paraprakVIZAT NUK RIKTHEHEN, RAMA: DOLI FIKS SIÇ E THAMË
Artikulli tjetërHOT I RI, MUNGESA E INVESTIMEVE I LË BANORËT PA RRUGË