Kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta kundër ambasadorëve të huaj në vendin tonë. Ajo shprehet e turpëruar për këto deklarata dhe i kërkon falje të gjithë diplomatëve për këtë çmenduri.

“Asnjëherë nuk mendoja se do të shihja një ditë në post-komunizmin e Shqipërisë ku presidenti i vendit tonë do të sulmonte Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe OSBE-në dhe diplomatë të tjerë të nderuar.

Ky është një turp dhe ndjehemi të turpëruar. Kërkoj falje të gjithë diplomatëve tanë për këtë çmenduri”, shkruan Hajdari.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMATURA, DALIN REZULTATET E PROVIMIT ME ZGJEDHJE
Artikulli tjetërVOLTANA ADEMI: ËSHTË HERËT QË TA LË POSTIN