Meta takim dy orë me Donald Lu: Folëm për zgjedhjet e drejtësinë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim për rreth 2 orë me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu. Në përfundim të takimit në një deklaratë për mediat, kryetari i Kuvendit u shpreh gjatë takimit me ambasadorin kanë diskutuar për zbatimin e reformës në drejtësi. Meta u shpreh se në qendër të bisedës kanë qenë edhe zgjedhjet e 18 Qershorit, standardet dhe dekriminalizimi për kandidatët. ‘Kemi pasur një takim konstruktiv me ambasadorin e SHBA në rëndësinë e zbatimit të reformës në drejtësi dhe natyrisht që është përqendruar te zgjedhjet e ardhshme dhe standardet e tyre dhe në përmbylljen e reformës zgjedhore, por edhe në procesin e dekriminalizimit që është jetik për zgjedhjet e ardhshme” u shpreh ai. Meta nuk pranoi që të komentonte kritikat e Petrit Vasilit mbrëmë te ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ për rolin e Bordit të ONM, që do të monitorojë Vettingun. “Nuk jam këtu për të diskutuar për detaje, por për të konfirmuar vullnet për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet brenda vendit dhe veçanërisht me ambasadën e SHBA si partner kyç dhe faktor i rëndësishëm” u shpreh ai. Përsa i pëket Reformës Zgjedhore, kryetari i Kuvendit kërkoi nga palët që të ulen dhe të reflektojnë për zbatimin e rekomandimeve. “Takimi me Donald Lu u fokusua në emergjencën për t’u ulur dhe për të reflektuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it” mbylli deklaratën e tij për mediat Ilir Meta pas takimit me ambasadorin e SHBA. Mandati i komisionit është shtyrë edhe me një muaj, ndërsa opozita kërkon me cdo kusht votimin elektronik, por OSBE është kundër, pasi nuk ka kohë.

Artikulli paraprakNËNTË FUNKSIONARË TË LARTË NË LISTËN E PROKURORISË ME DYSHIMIN SE ATA JANË SUBJEKT I LIGJIT TË DEKRIMINALIZIMIT
Artikulli tjetërVRITET ME GJILPËRA TË HELMATISURA VËLLAI I KIM JONG UN