Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë në një takim me të pensionistët që ka zhvilluar ditën e sotme ka akuzuar qeverinë se ajo po e shpërfill pjesën e pensionistëve. Meta premtoi se në mandatin e parë kur ato të vijnë në qeveri do të bëjnë gjithçka që të dyfishohen pensionet. Sipas Ilir Metës kjo qeverisje punon në interes të oligarkëve.

‘Kostoja e jetesës është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Pensionet kanë mbetur në vend. Ka një shpërfillje të madhe të qeverisë ndaj pensionistëve. Nëse nga vitit 2005-2013 pensionet u rritën me 70% në vitet aktuale u rritën vetëm më 22%. Nuk ka prioritet pensionistët. Shohim 0 përkujdes për pensionistët dhe zemërgjerësi pafund për emigrantët. Shohim sesi e shpërndan këtë të ardhur qeveria.

Një pjesë e madhe prej jush, kur shëndeti është një sfidë e madhe. Rimbursimi i barnave nuk po funksionon. Shpreh solidaritetin më të madh të PL-së me të gjithë ju dhe të gjithë pensionistët. Mbështetja për ju do të jetë një prioritet shumë i madh për secilin prej jush. Në mandatin e parë në të ardhmen do të bëjmë gjithçka që të dyfishohen pensionet’- tha Meta.

Artikulli paraprakNIS SOT MUAJI I RAMAZANIT, IMZOT ANGELO MASSAFRA URON BESIMTARËT MYSLIMANË
Artikulli tjetërAKSIDENTET NË PUNË, 32 PERSONA HUMBËN JETËN NË 2022, SEKTORI ME RREZIK ‘DELIVERY’