Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me anëtarë të grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Britani e Madhe, të shoqëruar edhe nga Ambasadori Britanik në Tiranë, Alastair King Smith.

Në një reagim në Facebook ai shprehet se e vlerëson këtë takim si një mundësi për të nxitur bashkëpunimin ndërparlamentar mes dy vendeve.

Statusi:

Pata kënaqësinë të zhvilloja një takim shumë të këndshëm dhe të frytshëm me anëtarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri–Britani e Madhe, të shoqëruar edhe nga Ambasadori Britanik në Tiranë, Sh.T.Z. Alastair King Smith.

E vlerësova këtë vizitë si një mundësi të shkëlqyer për të nxitur bashkëpunimin ndërparlamentar midis dy vendeve, por edhe si një shtysë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimeve tregtare dhe për një prani më të madhe të kompanive britanike në Shqipëri, nisur nga fakti që Kryetari i Grupit, z.Martin Vickers mban edhe postin e të Dërguarit të Posaçëm të Kryeministrit Boris Johnson, për Tregtinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Çmova gjithashtu angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, veçanërisht mbështetjen në forcimin e shtetit ligjor dhe demokratik, luftën kundër krimit të organizuar, imigracionit të paligjshëm dhe reformave ekonomike.

Ju shpreha ligjvënësve britanikë mirënjohjen për angazhimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në rajonin tonë.

Emërimi i Sir Stuart Peach, si i Dërguar i Posaçëm i Kryeministrit Johnson për Ballkanin Perëndimor, është një sinjal i qartë i një angazhimi të fortë nga Mbretëria e Bashkuar për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Artikulli paraprakGJERMANIA DHE FRANCA REFUZOJNË SËRISH KËRKESËN RUSE PËR TË PAGUAR GAZIN NË RUBLA
Artikulli tjetërFJALA E FUNDIT E KRYETARES SË BASHKISË SHKODËR VOLTANA ADEMI: NA U PRIFTË E MBARA!