Gjatë vizitës zyrtare në Hungari, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar këtë pasdite një takim me kryeministrin e këtij vendi, Viktor Orban.

Teksa publikon në “Facebook” pamjet e takimit, Meta thekson se ka zhvilluar me Orban një bisedë të hapur, të ngrohtë dhe produktive për shumë çështje me interes të përbashkët.

“Përherë kënaqësi të takohem me Kryeministrin Orban, mik i sinqertë i Shqipërisë, të cilin e falenderoj për pritjen, si gjithmonë të veçantë.
Bisedë e hapur, e ngrohtë dhe produktive për shumë çështje me interes të përbashkët, në dobi të qytetarëve tanë dhe forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe historike, tradicionale dhe premtuese për të ardhmen. 🇦🇱🤝🇭🇺”, shkruan Meta.

Artikulli paraprak“A FAR L’AMORE COMINCIA TU”, AXURRËT NË FUSHËN E WEMBLEY ME KËNGËN E RAFFAELLA CARRÀ SI HOMAZH PËR IKONËN E ITALISË
Artikulli tjetërUEFA BËN DHURATËN E VEÇANTË PËR ERIKSEN, VEND NË ZONËN VIP PËR TË, GRUAN DHE 6 MJEKËT QË I SHPËTUAN JETËN PËR NË FINALEN E WEMBLEY-T