Në kuadër të vizitës së tij në Shkodër Presidenti i Republikës Ilir Meta ndaloi edhe në shkollën austriake “Peter Mahrineger” ku mori pjesë në aktivitetin e “Dyerve të Hapura”.

I pranishem ka qene edhe ambasadori Austriak ne Shqiperi Johan Sattler.

Në fjalën e tij përpara një paneli me nxënës dhe mësues të kësaj shkolle Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e shkelqyer të Shqipërisë dhe Austrisë.

Ai theksoi se shteti shqiptar duhet të punojë fort në drejtimin e arsimit profesional në vend

Sipas Metës ky i ditës së sotme është shembulli më i mirë për të ofruar Shqipërinë me Europën

Ndërkohë në fjalën e tij ambasadori austriak në shqipëri Johan Sattler teksa falenderoi të pranishmit për këtë aktivitet tha se arsimi profesional në këto vite nuk ka qënë i mirë në Shqipëri

Më pas Meta dhe Sattler vizituan ambjentet e kësaj shkolle ndërkohë që u njohen edhe me punimet kualitative dhe profesionale të bëra nga vetë nxënësit

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVLLAZNIA NË ATLETIKË FITUESE E KUPËS SË SHQIPËRISË
Artikulli tjetër“DITA E DYERVE TË HAPURA” NË SHKOLLËN “PETER MAHRINGER”