
Presidenti Ilir Meta i ka bërë palëve politike një thirrje të koduar për dialog që do të çojë në zgjidhjen e krizës politike në vend. Meta tha se duhet reflektim për zgjidhjen e sfidave larg interesave okulte. Ai u shpreh se nëse qytetarët nuk gëzojnë sovranitet për të vendosur rrezikohet edhe sovraniteti i shtetit, ndërsa sulmoi edhe artistët që kanë kërkuar një teatër të ri dhe bashkëkohor se kanë nxjerrë në treg vlerat e tyre artistike duke mbyllur sytë para kauzave që shkatërrojnë vendin.
“Është një kënaqësi e veçantë për mua të jem në Tetarin tonë kombëtar me rastin e një ekspozite të artistit të dashur këto vitet dhe muajt e fundit Avni Delvina. Për mua ka qenë kënaqësi të njihesha me të. Kam ndjekur me shumë vëmendje reagimin e tij si qytetar dhe patriot për shqetësimet e vendit të tij.
Mendoj që vendosja e vlerave të tij artistike në shërbim të kombit e ka bërë jo vetëm më të njohur por edhe më të dashur dhe më pranë qytetarëve. Jetojmë në kohë të vështira për artisët dhe shoqërinë. Jetojmë në kohën e civilizimit. Këtu del detyra në radhë të parë e njërëzve të artit dhe kulturës për të dhënë mesazhe më të forta në mbrojtje të kauzave, kulturës, vlerave qytetare. Nëse qytetarët nuk gëzojnë sovranitetin për të vendosur rrezikohet edhe sovraniteti i shtetit.
Shqetësimet që sjellë Delvina janë mjaft të mirëpritura. Sot vendosëm rrëzimin e murit të Berlinit. Delvina është shembull i artistit që nuk pranon të nxjerrë në treg vlerat e tij artistike për të mbyllur sytë para kauzave që shkatërrojnë vendin. Asnjë falenderim për mua nga artistët pasi nuk kam bërë asgjë tjetër vetëm detyrë time duke mbrojtur kushtetutën, ligjin dhe identitetin kombëtar.
Të gjithë të reflektojmë dhe dialogojmë për të zgjidhur të gjitha sfidat, larg interesave okulte në interes të qytetarëve. Është detyra jonë të përforcojmë vlerat dhe të ecim të sigurt. Nuk mund të ketë një shoqëri europiane pa identitetin e saj shoqëror”, u shpreh Meta






