Presidenti Ilir Meta uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin.

Në një mesazh në “Facebook”, Kreu i Shtetit citon fjalët librit të shenjtë të besimtarëve Kuranin, ku thuhet se “Tek Zoti nuk arrin as mishi dhe as gjaku i kurbanëve Tuaj, por tek Ai arrin devotshmëria dhe përkushtimi Juaj”.

Mesazhi i Metës:

“Tek Zoti nuk arrin as mishi dhe as gjaku i kurbanëve Tuaj, por tek Ai arrin devotshmëria dhe përkushtimi Juaj”. – Kuran. 🤲🇦🇱
Gëzuar Kurban Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë dhe mbarë popullin shqiptar!
Me urimin e përzemërt për sa më shumë paqe, begati, solidaritet dhe mirësi në familjet Tuaja, të mos harrojmë mesazhin e kësaj feste të shenjtë se sakrifica, durimi dhe dhembshuria njerëzore, sinqeriteti dhe devotshmëria janë ndër veprat më të pëlqyeshme të Zotit.
Adhurim dhe lutje të pranuara

Artikulli paraprakVELIAJ IRONI ME KRYEMADHIN PËR RINDËRTIMIN E SHTËPIVE TË PREKURA NGA TËRMETI
Artikulli tjetërEKZEKUTIMI I ISH-KRYEMINISTRIT JAPONEZ/ TWITTER, INSTAGRAM DHE FACEBOOK BLLOKOJNË VIDEOT NGA VRASJA: NUK TOLEROJMË ASNJË…