Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar Pashkët për të gjithë besimtarët ortodoksë.

Mbi një foto të publikuar në rrjete sociale, ku shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, ai thotë se drita e kësaj dite të Shenjtë të ngrohë zemrat dhe të ndriçojë familjet shqiptare me shpresë, mbarësi dhe gëzim.

“Gëzuar Pashkën!
Drita e kësaj Dite të Shenjtë të ngrohë zemrat dhe të ndriçojë gjithmonë familjet tuaja me shpresë, mbarësi dhe gëzim!”, shkruan Meta.