Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme memorialin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Ai është shprehur me shumë krenari se vizioni i tij euroatlantik për Kosovën, kontributet e jashtëzakonshme për paqe, liri, demokraci, për fqinjësi e bashkëjetësë në rajon janë shembuj frymëzimi dhe përherë aktuale.

“Me respekt e mirënjohje të thellë u përula me nderim para memorialit të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova”, është shprehur Meta.
Meta ka postuar në profilin e tij momente të vizitës së memorialit.

Presidenti shqiptar ka thënë së historia e Kosovës dhe kombit tonë ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova.

Pas vizitës në memorialin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Meta është takuar edhe me familjen e tij.

“Përherë kënaqësi të takoj në Prishtinë familjen e dashur dhe të respektuar të Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova”, është shprehur Meta.
Ata kanë ndarë me njërti-tjetrin një bisedë të ngrohtë dhe shumë miqësore me plot kujtime të shtrenjta për angazhimin jetësor të Presidentit Rugova.

Gjithashtu kanë biseduar për Kosovën Republikë e cila më në fund është në paqe, e lirë, e pavarur, demokratike e me një bashkëpunim e fqinjësi të mirë në rajon.