
Presidenti i Republikës, Ilir Meta është vlerësuar në Venecia me Çmimin Ndërkombëtar “Luani i Artë”, me motivacionin “Në vlerësim të kontributeve të tij për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, për promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, si edhe për forcimin marrëdhënieve italo-shqiptare”.
Në prani të autoriteteve vendore të Rajonit të Venetos, që i akorduan këtë çmim, Presidenti Meta ia dedikoi çmimin popullit shqiptar e veçanërisht shqiptarëve të Italisë. Meta tha gjithashtu se ky është një çmim, që u dedikohet gjithashtu udhëheqësve të moderuar të rajonit, të cilët kanë bërë që vendet e Ballkanit sot të jenë më afër Europës e më afër paqes.


