Prej vitesh mund të keni dëgjuar se faktori kyç i një trupi në formë ose jo është metabolizmi. Gjithashtu edhe se metabolizmi ndryshon me moshën, por a e dini se në cilën moshë konkretisht metabolizmi juaj është më aktiv? Me siguri do të hamendësonit se piku i aktivitetit të trupit është gjatë rinisë apo adoleshëncës, por ekspertët kanë një përgjigje tjetër për këtë.

Çfarë ndodh me metabolizmin tuaj?
Është e vërtetë që përgjatë viteve trupi ndryshon funksionet e tij dhe me kalimin e e moshës organizmi e metabolizmi bien.

Kjo ndodh në një rend thuajse identik e të paracaktuar tek çdo njeri, kryesisht teksa plakeni. Megjithatë kur vjen puna tek metabolizmi, puna dhe ndryshimi i tij nuk shkon gjithnjë në sinkron me kalimin e viteve.

Ju mund të jeni ende të rinj apo në adoleshencë dhe metabolizmi juaj të mos jetë në pikun e funksionimit të tij

Në një studim të fundit të publikuar nga Qëndra e Kërkimeve Pennington Biomedical, ekspertët shpjegojnë se pas hulumtimit të më shumë se 6000 personave, vunë re se mtabolizmat më aktiv gjendet tek bebet. Sipas tyre foshnjet e vogla arrijnë të djegin më shumë kalori përgjatë ditës edhe pse nuk kanë të njejtin aktivitet fizik me një të ri apo adoleshent. Katër shkencëtarë nga Qëndra Pennington Biomedical ishin pjesë e studimit të shtrirë në 96 shtete mbi metobolizmin dhe funksionimin e tij.

Të dhënat për këtë studim u mblodhën nga persona 1 deri në 95 vjeç dhe rezultatet treguan se arsyeja përse bebet arrijnë të djegin më shumë kalori është se janë gjithnjë në një proces rritje. Në vitet e para të jetës bebet djegin kaloritë 50% më shpejt për masën e tyre trupore në krahasim me një të rritur. Energjia që çlirohet nga kjo gjithashtu është shumë më e madhe se në çdo fazë tjetër të jetës. Sipas ekspertëve kjo shpjegon edhe nevojën e vazhdueshme të fëmijëve të vegjël për ushqim dhe energji të vazhdueshme.

Po kur rriteni?
Trupi djeg 50 -70% të kalorive çdo ditë për nevojat e tij të përditshme si puna e organeve, frymëmarrja e procese të tjera të trupit.

Pjesa tjetër shkon për aktivitete të përditshme siç është e ecura, të meduarit apo edhe thjesht të folurit.

Ekspertët shpjegojnë se pas viteve të para të jetës aftësia përpunuese e metabolizmit bie me 3% deri në fillim të 20-ve ku fillon një normalitet i ri funksionimi. Pas kësaj periudhe nga mosha 20 vjeçare deri në të 50-at metabolizmi stabilizohet dhe punon me të njejtat ritme. Sipas të dhënave të këtij studimi metabolizmi ngadalësohet pas moshës 60 vjeçare me një ritëm gradual vetëm 0.7 % në vit.

Ndërsa pas moshës 90 vjeçare një njeriu i duhen 26% më pak kalori pasi metabolizmi funksionon shumë më ngadalë.

Ekspertët thonë se gjatë kalimit të moshës ka shumë faktorë që e ndikojnë trupin si humbja e masës muskulare dhe faktorë të tjerë. Megjithatë të dhënat e mbledhura janë domethënëse përsa i përket punës së metabolizmit përgjatë gjithë jetës, pasi mund ta përshtasni lehtë stilin tuaj të jetesës.