
Myftinia Shkodër ka organizuar ceremoninë e promovimit të librit “Metodat e edukimit në Islam, shembuj nga Profeti Muhammed” me autor Besim Barbullushi. Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari vlerësoi këtë botim me vlerë për kohën në të cilën jetojmë. Myftiu Sytari dënoi edhe nivelin e ulët të komunikimit gjatë kësaj fushate elektorale.
Ndërkohë, autori i librit foli për punën dhe arsyet e përzgjedhjes së çështjes teme për librin e tij.
Ceremonia e promovimit të librit “Metodat e edukimit në Islam, shembuj nga Profeti Muhammed” u zhvillua në ambjentet e jashtme të xhamisë Fushë – Çelë ku morën pjesë besimtarë dhe personalitete të shumtë.