Të rinjtë në Forumin Rinor të Partisë Socialiste janë gjithnjë e në rritje.

Kështu u shpreh kryetari i FRESSH në Shkodër Erjon Metushi pas një takimi me asamblenë e forumit rinor eurosocialist. I deleguari i PS Ditmir Bushati tha se ka një vëmendje të madhe për të rinjtë që shihen si e ardhmja jo vetëm e partisë socialiste por edhe e Shqipërisë. Në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit të rinjtë shihen si një bazë e fortë e socialistëve shkodran për t’i paraprirë bashkë me pjesën tjetër në këtë betejë politike të radhës.