Ndërkohë që temperaturat kanë pësuar rënie dhe ditët me reshje të dendura shiu kanë lënë pas edhe pasojat e para në komunitetin rom në qytetin e Shkodrës duket se dimri do të jetë tepër I vështirë. Shiu I rënë gjatë ditëve të fundit ka depërtuar në pjesën më të madhe të banesave duke e bërë të vështirë qëndrimin gjatë ditës dhe natës.

Ndërkohë, banorët tregojnë se deri më tani, institucionet përgjegjëse vetëm kanë kryer inspektimet rutinë por nuk kanë ofruar asnjë ndihmë për ta.

Komuniteti rom është prej vitesh I vendosur në periferinë e qytetit të Shkodrës. Ato janë të ardhur nga zona të ndryshme por siç pohojnë edhe ato vetë pjesa me madhe vijnë nga zona e Elbasanit.

Ndërkohë ajo që bie në sy është fakti se mijëra euro janë dhënë ndër vite për komunitetin rom por asgjë nuk ka ndryshuar në jetën e tyre. Romët vazhdojnë çdo ditë betejën me varfërinë dhe mjerimin të harruar nga çdo institucion .

Artikulli paraprakSHKODËR, OSHEE: NË GATISHMËRI PËR DIMRIN
Artikulli tjetërSHKODËR, NDALOHET NJË I SHPALLUR NË KËRKIM