Mijëra peshq janë hedhur nga autoritet në liqenet e Utah në SHBA. Nga pamjet shihet sesi mijëra peshq hidhen nga aeroplani në drejtim të liqenit. Kjo nismë përdoret nga shumë shtete në ato liqene ku bota ujore është e kërcënuar.

Autoritetet janë shprehur se kanë përzgjedhur peshq të vegjël deri në 7 cm të gjatë pasi mundësi për mbijetuar është shumë e madhe.

“Nëse peshqit bien më ngadalë ata mund të mbijetojnë. Por, nëse peshqit do të ishin më të mëdhenj, mundësia për të mbijetuar nuk do të ishte aq e lartë. Ne sigurohemi që të hedhim vetëm peshq të vegjël që janë deri në 7 cm të gjatë“, u shprehën autoritetet.