Edhe pse kanë pasur një ecuri të mirë në kampionat ekipi i Vllanzisë në volejboll në ndeshjen ndaj tiranës kanë humbur në rezultatin 2-3 në kryeqytet të shtunën e javës së shkuar.

Ndërkohë për trainerin Adrian Mikopula pavarësisht kësja humbjeje puna me stërvitjen vazhdon pasi edhe kampionati është në zhvillim. Tashmë në javën e tetë të kampionatit Vllaznia do të presë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” skuadrën e Teutës ku sipas trainerit Mikopula do të fitohet me patjetër nga ekipi kuqeblu. Ndërkohë me afrimi i përvjetorit të 105-të të shpalljes së Pavarësisë do të shoqërohet me zhvillimin e një kupe nga ana e Federatës Shqiptare të Volejbollit.

Ajo do të organizojë “Kupën e Flamurit”, një aktivitet miqësor me ekipet kombëtare të volejbollit ku bie në sy prezenca e katër volejbollistëve të Vllaznisë si Mario Gjoklaj, Nikoli Qafarena, Renato Kola dhe Ditmir Rrashketa që do të grumbullohen me kombëtaren në këtë aktivitet.