Një ecuri mjaft të mirë ka realizuar ekipi i Vllaznisë në Volejboll ku tashmë kanë përmbyllur edhe fazën e parë të kampionatit.

Ndërkohë ekipi shkodranë po përgatitet për në Kupën e Republikës ku traineri Adrian Mikopula shprehet se e sheh skuadrën e tij triumfues. Për Mikopulan edhe pse ka besim tek djemt e skuadrës së tij dhe aftësis së tyre ai shprehet se rivaliteti në Kupën e Republikës nuk mungon.

Vllaznia gjatë fazës së parë të kampionatit ka arritur rezultate mjaft të mira në takimet e zhvilluara si brënda dhe jashtë Shkodrës ku shpreson që sëbashku me skuadrën kuqeblu të realizojnë objektivat e tyre nëarritjen e rezultateve maksimale.