
Vllaznia në volejboll po zhvillon si çdo herë stërvitje me intensitet maksimal në përgatitje për në fazën e dytë të Kampionatit Kombëtarë si dhe për në Kupën e Republikës.
Traineri i ekipit kuqeblu Adrian Mikopula shprehet se gjendja e ekipit është e kënaqshme edhe pse skuadra ka nevojë për përforcime. Përveç mungesës së përforcimeve një tjetër problem është edhe fakti se ekipi ka që nga muaji tetorë i vitit të kaluar që nuk kanë marrë rrogat dhe traineri shprehet.
Por pavarësisht mos marrjen e pagesave prej muajsh apo edhe mungesa e përforcimeve në skuadrë traineri kuqeblu shprehet se ekipi vazhdon përgatitjen në mënyrë sistematike për të arritur rezultatet për të arritur një paraqitje të denjë në kompeticionet ku Vllaznia është pjesëmarrëse.






