Në një shoqëri që synon zhvillim dhe barazi, përfshirja e çdo individi në jetën publike është domosdoshmëri. Drejtuesi i projektit “Shpresa”, Luigj Mila ka theksuar nevojën që personat me aftësi të kufizuara të kenë një rol aktiv në institucionet e qytetit dhe të përfshihen në organet vendimmarrëse të Bashkisë Shkodër. Sipas tij, kjo kategori duhet të përfaqësohet më shumë, duke qenë se aktualisht nuk është e përfshirë sa duhet.
Mila nënvizon se, përveç përfaqësimit, është e domosdoshme edhe krijimi i vendeve të rezervuara të punës për personat me aftësi të kufizuara, si një hap konkret drejt gjithëpërfshirjes.
Ai shton se fatkeqësisht, si në Shkodër ashtu edhe në Shqipëri, vazhdon të mbetet një problem qasja ndaj kësaj kategorie, ku ende ekziston paragjykimi në shoqëri, duke penguar integrimin e tyre të plotë në jetën publike dhe institucionale.

Artikulli paraprakKINEMA “REPUBLIKA”, BILETAT TASHMË EDHE ONLINE
Artikulli tjetër218 LEKË NË SHQIPËRI, DERI 75 LEKË MË LIRË NË MAL TË ZI