Skuadra e Milanit tashmë nuk do të jenë më pronësi të drejtuesit të saj legjendar, Silvio Berlusconi, por është në dikutime për t’ju shitur një bashkimi investitorësh kinez.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Berlusconi, i cili ka thënë se vetëm në dy vitet e para bashkimi i kompanive kineze do të paguajë rreth 400 milion euro, që janë shumë të vlefshme për klubin për të mbyllur borxhin e 750 milion eurove. “Milani ka hyrë tashmë në rrugën drejt Kinës”, ka thënë ish-kryeministri italian pa e zbuluar indentitetin e blerësve të rinj. Mediat italiane shkruajnë duke cituar burimet e tyre, thonë se termat e kontratës janë ende për tu përmbyllur. Kompania “Fininvest” e drejtuar nga familja Berlusconi thuhet se ka hyrë në bisedime ekskluzive me grupin e investitorëve kinez në muajin Maj. Konsorciumi kinez është në kërkim për të blerë 80% të klubit menjëherë, duke synuar që më pas të blejë atë përfundimisht.

Artikulli paraprak7 KG HEROINË NË MAKINË, SHQIPTARI ARRESTOHET NË DOGANË
Artikulli tjetërTAKSISTI KTHEN MBRAPSHT 187 MIJË DOLLARË TË HARRUAR NË MAKINË