Një 26 vjeçar shqiptar është vrarë ndërsa një tjetër është plagosur rreth mestanës në një lokal në komunën Piotello të Milanos 26 vjeçari, i cili humbi jetën në spital dyshohet se ishte person me precedentë penalë

Ngjarja ndodhi në ora 23.30 të ditës së hënë, 14 dhjetor, e sipas hetimeve të para të policisë italiane, dy persona kanë hyrë në lokal duke qëlluar ndaj dy shqiptarëve dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. I lënduari është një 30 vjeçar, me profesion barist në lokal, ndërsa viktima ishte klient. 26 vjeçari kishte plagë në gjoks ndërsa i plagosuri në këmbë. Sipas disa dëshmitarëve në vendngjarje, në drejtim të shqiptarëve është qëlluar nga një klient i lokalit, i cili mendohet se është një emigrant nga Europa lindore, me gjasë gjeorgjian. Besohet se sherri ka nisur pasi agresori dhe viktima kishin konsumuar një sasi të madhe alkooli, çka ka bërë që ai të qëllonte me pistoletë në drejtim të tyre. Sipas “Corriere Della Sera” deri më tani nuk ka prova që dëshmojnë se krimi në fjalë është kryer për larje hesapesh apo ndonje arsye te ngjashme. Momentalisht media italiane nuk bën të ditur identitetin e viktimës, dhe të të plagosurit.