Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reguar përsa i takon dhunës verbalë të militantëve të Bashës ndaj deputetëve. Bardhi thotë se dhuna e presioni ndaj tyre hedh në erë bashkëjetesën brenda partisë. Ai kërkoi distancë publike.

’Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi ndaj deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD. Duke dënuar me forcë aktet e dhunës kundër deputetëve të PD, anëtarëve të Kryesisë dhe gazetarëve, u kërkoj secilit kolegë të distancohen publikisht prej tyre. Përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë.’- shkroi Bardhi.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, GODITET NJË TJETËR RAST I KULTIVIMIT TË KANABISIT, VIHET NË PRANGA AUTORI
Artikulli tjetërTAKIMEVE TË ORGANIZATËS “OSCAD” I BASHKOHEN EDHE PUNONJËSIT E POLICISË SHKODËR