Punonjësit e nëntokës të minieres së bakrit në Spaç të Mirditës, vijojnë të protesojnë për kushte më të mira pune dhe paga më të larta.Prej 10 ditesh rreth 70 minator kanë bojkotuar punen dhe ende nuk është gjetur një zgjidhje mes paleve, pasi kompania nuk ka pranuar të ulet në bisedime me pretendimin se sindikata e krijuar nga punonjësit nuk plotëson kriteret ligjore.Minatoret paralajmerojnë nisjen e greves se urise nëse kërkesat e tyre nuk do të merren në konsiderate, ndërsa akuzojnë kompaninë turke se po hakmerret me largime nga puna veprime të cilat i konsiderojnë antiligjore.
Në mbështetje të minatoreve ishte edhe Deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës Gjin Gjoni, i cili zhvilloi një takim edhe me përfaqësues të kompanisë turke, por pa arritur të arrijë një marrëveshje mes paleve.
Rreth 70 minator të Spaçit në Mirditë kanë hyrë në diten e 10 të protestës së tyre, për kushte më të mira pune pagat me të lartë, njohjen e sindikatës së krijuar prej tyre dhe nënshkrimin e kontratës kolektive.Nga ana tjeter kompania turke jo vetem që ka refuzuar të ulet në bisedime, por ju ka komunikuar largimin nga puna 16 minatoreve pjesë e këshillit sindikal, me pretendimin se kanë bojkotuar punen pa paralajmeruar në kundërshtim me ligjin, duke sjellë dëm të madh ekonomik për ta.

Artikulli paraprak“PIKTURA DHE MUZIKA NË MUZEUM”
Artikulli tjetërSOT, 22-VJETORI I LUMTURIMIT TË NËNË TEREZËS, HUMANISTJA SHQIPTARE QË FITOI ÇMIMIN ‘NOBEL’ PËR PAQEN